TIRANE- Policia e Tiranës ka sekuestruar 10 makineta të lojërave të fatit në rrugën e “Kavajës” në kryeqytet. Në vijim të operacionit “Fund marrëzisë”, shërbimet e komisariatit numër 6, kanë zbuluar një lokal ku zhvilloheshin në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit.
Pas kontrollit, janë sekuestruar aparaturat e lojërave të fatit, ndërsa është dërguar për ndjekje penale pronari i lokalit Arnold Pjetri.
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com