Një grup të rinjsh nën efektin e alkoolit janë grindur mes tyre, e më pas njëri prej tyre është plagosur me thikë. Gjithçka ndodhi rreth orës 22:00, kur sapo kishte përfunduar një koncert nga disa këngëtarë dhe grupe muzikore.
Evenimenti, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë ka mbledhur dashamirës të muzikës. Por disa të rinj pasi kanë konsumuar alkool janë grindur mes tyre dhe gjithçka ka përfunduar me plagosjen e një adoleshenti.
Plagosja është kryer me “thikë flutur”. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar të riun e plagosur që të transportohej drejt spitalit, ku ka marrë mjekimin dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë të rinjtë që u përfshinë në këtë sherr u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke përfituar edhe nga rrëmuja e krijuar pas koncertit.
Gjithsesi policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të tij.
(jd/eç/shqiptarja.com)
