TIRANE - Një konflikt mes një shitësi ambulant dhe 2 të rinjve pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë ka përfunduar me plagosjen me thikë e njërit prejt të rinjve.
 
Nga hetimet paraprake mësohet se konflikti mes tyre ka filluar për motive të dobëta, duke sjellë edhe tensionimin e stuatës aq sa shitësi ambulant, rreth 60 vjeç, ka plagosur me thikë të riun rreth 25 vjeç.
 
Menjëherë i riu është transportuar për në spital, ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar nga vend ii ngjarjes.
 
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shitësin ambulant, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)