TIRANE - Është vënë në pranga mesditën e sotme në kryeqytet një i ri i cili në gjendje të dehur ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë. Ngjarja është shënuar në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, në sheshin “Rilindja” ndërsa është dashur ndërhyrja e patrullave të policisë së komisariatit numër 3 për neutralizimin e shoferit të dehur.
Dritan Taragjini, i shoqëruar në komisariatin numër tre të policisë së kryeqytetit udhëtonte në gjendje të dehur në automjetin e tij tip Mercedes benz me targa AA048 FE, ku gjatë kontrollit rutinë të policisë rrugore nuk i është bindur tabelës së policisë për të hapur krahun e më pas të kryhej kontrolli.
I riu ka tentuar të largohet dhe pasi policët i kanë zënë rrugën, ai ka filluar t’i ofendojë duke mos pranuar kontrollin e dokumenteve.
Kjo është ngjarje dytë brenda pak ditësh në Tiranë, ku po i dehur Ervis Hoxha nga Lushnja në drejtimin e automjetit kreu një manovër të rrezikshme në kundravajtje rrugore aq sa rrezikoi të përplasej me eskortën e kryeministrit Berisha.
Shtetasi i ndaluar mesditën e sotme, pritet të përballet me akuzën e “kundërshtimin dhe ofendimit të punonjësit të policisë në detyrë” ndërsa për sa i përket kundravajties rrugore policia ka bllokuar mjetin dhe dokumentacionin përkatës.
Ndërsa më 4 shkurt, Halil Felishta një polic në Peshkopi ra pre e dhunës së 5 personave të cilët e goditën me shishe birre në kokë për parkimin e disa mjeteve në një rrugë nacionale ku parkimi i tyre ishte i ndaluar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com