TIRANË - Në orët e ara të mëngjesit një Automjet tip Audi me targa të Durrësit është përplasur me një taksi, aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i unazës në rrugën ‘Vasil Shanto”.

Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur dy pasagjerë të taksisë të cilët janë dërguar në spital, janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasagjeri i parë i taksisë ka shpëtuar pa dëmtime falë hapjes së airbegut. Automjeti tip audi me targa durrësi ka marrë dëmtime vetëm në pjesën e përparme.

Sipas të dhënave të para shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e automjeteve dhe mosrespektimi i semaforit. Në vendngjarje shkuan menjëherë policia rrugore dhe efektivë të policisë të komisariatin numër dy.

(b.m/shqiptarja.com)