TIRANË – Tentoi të vrasë dy vetë, por është arrestuar dje nga policia në kushtet e flagrancës.
Belind Mark Luli, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë është vënë nën pranga për shkak se dyshohet se rreth një muaj më parë tek “Mbikalimi i Kasharit” ka tentuar të vrasë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit; Tonin Pjeter Kotica, 34 vjeç dhe Rigers Lek Bardhoku, 28 vjeç.
Shtetasi i lartëpërmendur ishte shpallur në kërkim më datë 30.03.2013. Arrestimi është bërë nga Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com