TIRANE - Forcat e rendit të Komisariatit nr. 4 në kryeqytet kanë arritur të shmangin një krim në familje. Gjithçka nisi mbrëmjen e sotme në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku Muhamet Kurushi tentoi të vriste me një pistoletë tip Bereta djalin e tij, pas një grindjeje mes të dyve.
Por policia ka ndërhyrë në kohë dhe shmangur vrasjen. Në këto kushte, autori i krimit të mbetur në tentativë ka tentuar që të vrasë veten, por edhe në këtë rast forcat e rendit kanë reaguar menjëherë duke i hequr atij armën nga dora pikërisht pak çaste para se ai të shkrepte pistoletën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërkohë që mendohet se gjithçka nisi nga një sherr për motive të dobëta mes babë e bir.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com