TIRANË - Dy të dashuruar janë dënuar sot me 10 vjet heqje lirie si autorë të një tentative vrasjeje.

22-vjeçarja Klodeta Metkolla dhe 27-vjeçari Lulzim Meta, të dashuruar me njëri-tjetrin, janë shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë fajtorë pasi kishin tentuar dy herë të vrisnin bashkëshortin e Klodetës, E. Lezaj.

Për të realizuar dashurinë e tyre, të rinjtë kishin thurur skenare për vrasjen e burrit të Klodetës duke vendosur një lëndë plasëse në makinën e tij dhe duke vendosur, në tentativën e dytë, 500 gram tritol në lavatriçe.

Të rinjtë kanë deklaruar përpara gjykatës se qëllimi i tyre nuk ka qenë vrasja, por trembja e bashkëshortit të Klodetës që ta divorconte, ose të largohej nga Shqipëria.

(gm/shqiptarja.com)