TIRANE - Stina e nxehtë në kryeqytet sjell çdo vit edhe problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, të disa zonave të Tiranës. Problemet më të madhë i kanë zonat periferike të kryeqytetit, të cilët ankohen se uji u shkon me pikatore në çezmat e shtëpive dhe se duhet të zgjohen natën për të mbushur kovat me ujë.
Vetë Ujësjellës Kanalizime Tiranë pranon problematikën se disa zona furnizohen me orare me ujë të pijshëm dhe kjo si pasojë e thatësisë së stinës së verës. Po vetë UKT ka edhe një hartë zonash, që sipas tyre janë më problematike.
“Ndër zonat më problematike është zona e Yzberishtit, zona 3700 siç e quajmë ne, ose ajo tek ushtaraku, është zona e liqenit të thatë, ose siç njihet ndryshe zona te kopshti zoologjik të cilët marrin ujë nga ora 15:00-17:00 pasdite dhe nga ora 24:00 e mesnatës deri në orën 04:00 të mëngjesit, është zona te qyteti i nxënësve. Drejtoria e ujësjellësit në këto zona po menaxhom me grafik oraret e furnizimit me ujë të pijshëm.
Dhe po ashtu edhe zonat e tjera funnizohen me orare, në mënyrë që të mos mbeten pa ujë të pijshëm”, - ka shpjeguar, shefi i marrëdhënieve me publikun në UKT, Ilir Hoxha. Ai thotë gjithashtu se ky institucion po merr të gjitha masat për zgjishjen e situatës dhe për këtë është duke u ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit. “Ne kemi grupet tona të teknikëve që edhe dje gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren. Ata shkojnë kudo që lajmërohet se ka probleme me ujin e pijshëm, por duhet të kemi parasysh se edhe stina e nxehtë bën efektin e vet, pasi bie niveli i prurjeve në burimet kryesore”, - shpjegon ai.
Por pavarësisht këtij angazhimi, stina e verës mesa duket do të mbetet me të tilla probleme si në lagjen Misto Mane, në Yzberisht, në Kombinat apo në Unazën e Re. Qytetarët do të furnizohen me orar ndërsa për ata që nuk kanë akoma një kontratë me UKT rrezikojnë të mbeten pa ujë, ndërsa ujësjellësi shpojegon se qytetarët duhet të shkojnë personalisht të ankohen kur kanë probleme me furnizimin.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com