Tiranë: Urbanët, rritet
bileta, do të bëhet 50 lekë
Shoqata e transportit urban në Tiranë i ka dërguar një shkresë zyrtare bashkisë së kryeqytetit ku kërkojnë që brenda këtij viti, bileta autobusit të bëhet 50 lekë të reja. Rritje të çmimit do të pësojnë edhe abonetë.
Ferdinand Ibrahimi, kreu i shoqatës së transportit urban qytetas, njëkohësisht dhe pronari i linjës së autobusëve të Unazës, sqaron se prej disa muajsh, i kanë dërguar kryetarit të bashkisë dhe ministrisë së Ekonomisë, një shkresë të detajuar ku i shpjegojnë arsyet e rritjes së ccmimit të biletës nga 30 në 50 lekë të reja. Sipas tij, ata kanë bërë një studim të detajuar të të gjithë kostove që pronarët e transportit urban kanë dhe fitimet nga biletat që shiten, ku duket qartë se ata po rrezikojnë seriozisht falimentin. "Ne i kemi kërkuar bashkisë së Tiranës që çmimi i biletës të jetë 50 lekë të reja. Ajo do të jetë një udhëtimshe, siç janë edhe biletat aktuale. Kjo nuk është një kërkesë pa baza, vetëm për qëllime fitimi, por është një kërkesë e argumentuar. Kemi bërë një studim të të gjithë kostove që kemi ne si pronarë që sigurojmë transportin urban për Tiranën. Studimi nuk është bërë nga ne por nga një kompani tjetër shqiptare dhe të gjitha shifrat e dala ia kemi vënë mbi tryezë kreut të bashkisë Lulzim Basha dhe ministrit të Ekonomisë. Këta thonë se është ul karburanti, por në të vërtetë ai është ulur vetë m 1%, kjo nuk është ulje. Shto këtu investimet e mëdha që kemi bërë duke futur urbanë të rinj dhe duke shtuar linjën e tyre, plus që nuk përfitojmë subvencion për të gjithë ata kategori, që konsiderohen si kategori sociale dhe nuk paguajnë biletë", - shpjegon Ferdinand Ibrahimi. Më tej ai sqaron se deri më tani kanë zhvilluar disa takime në nivel ekspertësh me bashkinë e Tiranës dhe kanë shpresa që kërkesa e tyre do të merret në konsideratë. "Ne kemi zhvilluar disa takime me specialistët e bashkisë dhe shpresojmë që brenda këtij viti të gjejmë një marrëveshje konkrete dhe të rritet çmimi i biletës, pasi ne jemi seriozisht në prag falimentimi. Nuk bëhet fjalë për fitime të majme tonat, por për mbijetesë", - shpjegon më tej ai. Sipas tij, sigurisht që rritja e çmimit të biletës do të shoqërohet edhe me rritje të çmimit të aboneve. Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë shoqata e transportit urban kërkoi që bileta të bëhej 70 lekë, propozim që s'u mor parasysh nga bashkia.
BashkiaSpecialistë të bashkisë së Tiranës konfirmojnë se u ka mbërritur kërkesa nga shoqata e transportit urban për rritjen e çmimit të biletës, por thonë se ende nuk ka asnjë vendim për këtë. Madje ata thonë se po diskutohet një mundësi që të përjashtohen nga kjo tarifë udhëtimi disa kategori të tjera. "Është e vërtetë që na ka ardhur propozimi për rritjen e çmimit të biletës, por ne po diskutojmë me ta që të rritet çmimi i biletës, pra të bëhet 50 lekë, por të përjashtohen nga kjo pagesë të gjithë pensionistët dhe studentët", - na thonë burime zyrtare pranë bashkisë së Tiranës. Mirëpo kjo mundësi përjashtohet në mënyrë kategorike nga kreu i shoqatës së transportit, Ferdinand Ibrahimi. "Ky është një opsion i parealizueshëm, madje as që po diskutohet fare tani. Ishte një ide e hedhur në fillim fare, por kjo gjë nuk mund të bëhet. Janë mbi 500 mijë pensionistë, rreth 12 mijë studentë. Ne jemi operatorë privatë, prandaj ky është një opsion që as është marrë fare në shqyrtim në bisedimet që ne kemi zhvilluar deri më tani me bashkinë e Tiranës", - sqaron më tej Ferdinand Ibrahimi. Aktualisht një biletë kushton 30 lekë të reja, një abone e përgjithshme kushton 1.200 lekë të reja, një abone linje kushton 800 lekë të reja dhe një abone studenti kushton 600 lekë të reja dhe shërbejnë për të udhëtuar për të gjithë muajin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41