Për tetë persona në Kodër-Kamëz në Tiranë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike ose impulseve telefonike. Sipas policisë së Tiranës, shtetasit Përparim.Sh, 42 vjeç; Rexhep.M, 54 vjeç; Preng.K, 62 vjeç; Algert.B, 18 vjeç; Saimir.H, 36 vjeç; Luan.T, 44 vjeç; Fatmir.K, 37 vjeç; Alfred.O, 38 vjeç; kanë marrë energji elektrike në mënyrë abuzive.
 
Ndërkaq, materialet i kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal, sipas nenit 137/1 të Kodit Penal.