TIRANË - Pas arrestit me burg nën akuzën e tejkalimit të kufijëve të vetëmbrojtjes, Flamur Ymeri në banesën e të cilit Policia e Tiranës gjeti të pajetë Ervin Shabën dhe Adnan Lulin, kërkon nga Gjykata e Apelit lirinë.
Ky fakt konfirmohet për A1 Report nga mbrojtja e Ymerit, ku avokati Saimir Visha ka dorëzuar dy ditë më parë në gjykatën e apelit kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në lënien të lirë të Ymerit.
Gjykata e tiranës vendosi 30 ditë burg për Ymerin për ti lënë kohë prokurorisë të provojë akuzat dhe dyshimet mbi ymerin, por mbrojtia këmbngul se Ymeri vrau dy të rinjt pasi këta të fundit i dhunuan banesën duke tentuar ta grabisnin.
Nga hetimet prokuroria ka dalë në konluzionet se arma me të cilën janë ekzekutuar dy të rinjt është një pistoletë e cila ende nuk është gjetur por ajo është mbajtur nga Ymeri në banesë pa leje, packa se vetë Flamur Ymeri deklaroi se i vrau Lulin dhe Shabën me armët e tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com