Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) bëri të ditur të dielën në mbrëmje se procesi i votimit për kandidatët për kryetar dhe njëkohësisht për delegatët e Konventës Kombëtare Zgjedhore, ka përfunduar dhe është mbyllur në 8 qarqe dhe 12 bashki.
Deputetja e LSI-së, Silva Caka në një deklaratë për shtyp informoi se qarqet ku është përmbyllur votimi janë: Kukësi, Dibra, Elbasani, Gjirokastra, Berati, Durrësi, Vlora dhe Fieri. Ndërsa bashkitë ku ky process ka përfunduar janë: Malësia e Madhe, Puka, Vora, Kavaja, Rrogozhina, Fushë Arrëzi, Mirdita, Kurbini, Pogradeci, Selenica, Shkodra dhe Vau i Dejës.
Në Bashkinë Tiranë procesi i votimit ka përfunduar në të gjitha njësitë administrative ish-komuna, si dhe në Njësitë Administrative nr. 1, 3, 6 dhe 7.
Tashmë, ka nisur procesi i dorëzimit të kutive të votimit pranë vendeve të numërimit të votave dhe më pas do të fillojë menjëherë numërimi i votave, deklaroi Caka.
Ndërkohë, në qendrat e tjera të votimit, ku procesi i votimit vazhdon për shkak të radhëve të gjata, kemi orientuar të gjithë komisionerët dhe komisionet zonale që procesi i votimit të vazhdojë duke lejuar të votojnë të gjithë zgjedhësit e regjistruar në listat e votimit, që janë të pranishëm aktualisht në këto qendra.
Në zgjedhjet për kryetar të LSI-së janë në garë kryetari aktual Ilir Meta dhe kandidatët Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com