TIRANE - Ndërsa neutralizoheshin flakët në magazinën e tapetëve në autostradën Tiranë-Durrës, një tjetër zjarr ka rënë në kryeqytet. Komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë u përfshirë nga flakët në katin e dytë të ndërtesës, por gjithçka u neutralizua shumë shpejt.
 
Shkak për zjarrin u bë një shkëndijë elektrike në një prej kondicionerëve i cili ishte nxehur. Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të neutralizuar flakët, të cilat si pasojë kanë përfshirë dy zyra të ndodhura në katin e dytë.
 
Për të shmangur kaosin në komisariat, policia transferoi 10 të ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)