TIRANË - Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në zonën e Bathores në kryeqytet.

Një makinë me drejtuesen me iniciale I.M. ka aksidentuar një vajzë 5 vjeçare.

E mitura me iniciale E.T. është dërguar menjëherë në spital, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

"Në Bathore, mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E. T., 5 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën" - njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.