Tirana akuzon gjyqtarin për eliminimin:
Bardhyl Pashaj kamikaz, vendosi fituesin

Tirana akuzon gjyqtarin për eliminimin:<br />Bardhyl Pashaj kamikaz, vendosi fituesin
Pas ndeshjes për eliminimin, trajneri i Tiranës, Gugash Magani fajësoi direkt arbitrin për kartonin e kuq. “Rezultatin e ndeshjes e vendosën të tre arbitrat. Kartoni i kuq ishte për të dy lojtarët. Kemi luajtur 75 minuta me një lojtar më pak dhe e dominuam kundërshtarin.

Në momentin e golit nuk ishte goditje këndi. Arbitri ishte kamikaz dhe për këtë jam i bindur. Ne do vazhdojmë punën tonë deri në fund sepse jemi ende në garë për titullin”. Ndërsa trajneri i Laçit, Armando Cungu u shpreh i kënaqur me kualifikimin në krahun tjetër. “Pas daljes së Ndikumanës lojtarët menduan se e fituam ndeshjen dhe lëshuan terren. Ndikoi mungesa e Cetkovic, prandaj nuk dhamë maksimumin në fushën e lojës”.

Refik Halili
Pas ndeshjes, pavarësisht humbjes, Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka falënderuar ekipin. "Faleminderit për cfarë keni dhënë sot në fushën e lojës. Largohemi me kokën lart sepse për asnjë moment nuk e përlyem emrin e klubit.

Për asnjë moment nuk u bëmë pjesë e aleancave dhe mbi të gjitha hodhëm poshtë fjalët e thëna dhe aludimet e shumta. Ky klub nuk do të përfshihet kurrë në të tilla pazare. Unë ju falenderoj që dhatë shpirtin në fushë për t’u kualifikuar në një ditë kur gjyqtari mendoi të vendoste vetë fatet e takimit.

Sot luajtëm kundër 16 lojtarëve, ishit heronj dhe nuk kishit frikë nga asgjë. Përpara kemi kampionatin. Me këtë shpirt, me këtë karakter, me këtë respekt ndaj tifozëve dhe fanellës që mbani veshur, unë besoj se do ja dalim" tha ai.
 
Reagimi i Tiranës për gjykimin
KF Tirana denon ashper gjykimin tendecioz ne ndeshjen Laci – Tirana. Gjyqtari Bardhyl Pashaj se bashku me ndihmesit e tij kane percaktuar fatet e takimit ne gjysemfinalen e Kupes se Shqiperise.

KF Tirana nuk eshte nxituar per te bere nje reagim mediatik per gabimet aspak njerezore te gjyqtarit Pashaj por fillimisht jane shqyrtuar pamjet televizive si dhe eshte mesuar nga specialistet e gjykimit per vendimet e gabuara te marra prej tij gjate ndeshjes se sotme. KF Tirana do te kerkoj ne Federaten Shqiptare te Futbollit qe ky gjyqtar te mos gjykoje me ne asnje takim te Tiranes.

Invesimi i bere, djersa e futbollisteve si dhe ndjenjat e nje qyteti nuk mund te vihen ne loje nga nje gjyqtar. Bardhyl Pashaj eshte i padeshiruar pas demit qe sot i ka bere KF Tiranes. Pergjate sezonit, per asnje moment KF Tirana nuk ka akuzuar asnje gjyqtar, nuk ka kerkuar apo shpallur dike te padeshiruar, duke menaxhuar me seriozitet garen dhe respektuar kundershtaret dhe institucionin qe drejton futbollin. Per asnje moment nuk ka reklamuar apo shprehur nota proteste edhe pse gabimet e demshme nuk kane munguar.

Gjyqtareve mund ti lejohen gabime njerezore, por kurresesi te qellimshme ashtu si ndodhi sot ne ndeshjen qe Bardhyl Pashaj zgjodhi ta bente te shemtuar qe ne minuten e 15’. Pamjet filmike vertetojne demin e madh qe i eshte bere sot KF Tiranes.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin