Tirana bëhet gati për festë, të premten 1 pikë kundër Laçit e shpall kampione! Derbi me Dinamon, te Partizani 'qajnë' gabimet

Do të mjaftonte një barazim kundër Laçit të vendit të dytë që Tirana të shpallet kampion. Me këtë llogari bardheblutë kryesues të Superligës do të luajnë të premten në orën 16:45 kundër kurbinasve, të cilët nga ana tjetër kërkojnë të shtyjnë festën e Tiranës. Aktualisht kur kanë mbetur edhe 6 javë kampionat diferenca është 15 pikë, por Tirana ka edhe avantazhin e ndeshjeve direkte. Në rast se ia dalin për bardheblutë do ishte titulli i 26 në historinë e klubit, 8 më shumë se Dinamo ndjekëse.

Këta të fundit, që këtë sezon janë pothuajse të rënë nga kategoria, luajnë të premten po në orën 16:45 derbin kundër Partizanit në ‘Elbasan Arena’. Të kuqtë kërkojnë me patjetër fitoren për të vijuar luftën për një vend në Kupat e Europës.

“Nuk kemi qenë të qetë psokoligjikisht para portës. Janë momentet e fundit ku lojtarët duhet të jenë të qetë për ta çuar topin në rrjetë. Në ndeshjet që kemi patur sipër tabelës kemi bërë shumë mirë, ndërsa me ekipet që kemi qenë më poshtë tabelës se ne kemi gabuar,”-deklaroi Fatjon Tafaj, zv/trajner i Partizanit.

Ndeshja tjetër e ditës së premnte, e vlefshme për javën e 31 të Superligës luhet mes Teutës dhe Kukësit.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave