Tirana do të bëhet me një Qendër të re arti. Qendra Multifunskionale Teatrale e quajtur “Turbina” që nisi si projekt në shtator të 2016-s ka nisur aktivitetin e parë të saj.
Qendra e re e artit është ngritur në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë.
Aktiviteti i parë shënohet me ekspozitën “Vox Machina” të skulptorit Sadik Spahia, autor i dhjetëra veprave monumentale në Shqipëri.
“Ekspozita kërkonte një vend të veçantë dhe turbina duke qenë një kantier ndërtimi ku eksperimentohej, ka qenë një laborator hidro-teknik, ka qenë një vend shumë i rëndësishëm i kërkimeve teknike e teknologjike të cilat me kohën u tjetërsua. Unë do të përgëzoja konceptuesit e këtij objekti të cilët nga një situatë që po rrënohej e kthyen në një situatë vitale dhe jo rastësisht unë e gjeta shumë të përshtatshme ta bëj ekspozitën këtu duke lidhur historinë e këtij objekti me konceptin që kishim ne.”, u shpreh Spahia.
Kjo ekspozitë e kuruar nga Edi Muka prezantohet si një instalacion i shoqëruar me performanca të tjera arti që fokusohet tek mbetjet industriale të fabrikave të mbyllura të para vitit 1990.
“Mbetjet industriale që unë kam grumbulluar përfaqësojnë një djersë të pafundme të popullit të baballarëve tanë të vetë neve. Gjatë kohës që punoja me këto objekte e shihja që kanë brenda një punë kolosale një djersë të pafundme”, tha Spahia..
Ekspozita e Sadik Spahisë realizohet në bashkëpunim me artistë të imazhit, lëvizjes e tingullit. Në projektin skulptural përfshihet edhe kompozitori Hajk Zaharjan, i cili ka krijuar pjesë instrumentale në krijimin e tingujve organike. Projektit të Spahisë do t’i bashkohet edhe trupa e baletit e drejtuar nga Gjergj Prevazi.
[gallery]24498[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.2%
-
Keq
40.5%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 2423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Valiev fitoi medaljen e bronztë në Paris, Kryetarja e Kuvendit: Dhuratë e merituar për Shqipërinë
10 Gusht, 22:59
-
Paris 2024/ Maratona e meshkujve dhuron spektakël deri në fund, Tamirat Tola vendos rekord të ri Olimpik
10 Gusht, 22:55
-
Bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd pas protestave kundër minierës së litiumit
10 Gusht, 22:35
-
A fitoi Shqipëria medalje Olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin?
10 Gusht, 22:14
-
Argjentinë, ish-presidenti akuzohet se ka rrahur brutalisht gruan e vet
10 Gusht, 22:09
-
U hodh për t'u larë në lumin Bunë, plagoset mjeku kirurg i QSUT-së! Burime: Është në gjendje të stabilizuar
10 Gusht, 21:58
-
Maqedoni e Veriut/ Vatër e madhe zjarri prej 3 ditësh në Malin e Thatë, flakët afër parkut të Prespës, në Korçë! Po punojnë për shuarje edhe 3 helikopter
10 Gusht, 21:45
-
I dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, Veliaj takon mundësin Chermen Valiev: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer
10 Gusht, 21:26
-
Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur
10 Gusht, 20:53
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen 3 makina
10 Gusht, 20:51
-
Shkroi historinë për Shqipërinë në Olimpiadë, titulli 'Kolonel' dhe mijëra euro në llogarinë e Chermen Valiev
10 Gusht, 20:44
-
Mbyllja e 8 degëve të postës serbe, BE sërish thirrje Kurtit: Masat ndaj Kosovës mund të shtohen! Qeveria: Padrejtësi
10 Gusht, 20:35