Tirana braktiset nga tifozët
në derbin me Partizanin

Tirana braktiset nga tifozët<br />në derbin me Partizanin
Tirana nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve në ndeshjen derbi me Partizanin, takim i cili do të luhet nesër në orën 18:00 stadiumin "Selman Stermasi". 

"Tirona Fanatics" kanë lajmëruar se do të bojkotojnë ndeshjen, duke e lidhur qëndrimin e tyre me vendimin e drejtuesve të bardhebluve për të lejuar Partizanin të luajë në stadiumin e Tiranës. 

"Tirona Fanatics per arsye kryesisht morale kane vendosur qe te mos jene prezent ne stadium. Por dashuria nuk mund te ndalohet. Pavaresisht mospranise ne stadium, ne shpirterisht do te jemi prane Sport Klub Tirones. Mblidhemi ne oren 16:30 tek sheshi ne "Xhomllik" 
Ne fillim per te ndjekur dokumentarin Ne Jemi Tirona"
, thuhet në njoftimin e "Tirona Fanatics".

tirana fanatics

Për herë të tretë këtë sezon dy skuadrat kryeqytetase do të përballen midis tyre në një ndeshje që vlen shumë më tepër se pikët.

Bardheblutë kanë kohë që nuk gjejnë fitoren përballë të kuqve dhe aktualisht ndodhen sërish në një situatë jo edhe aq favorizuese.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos