Tirana dhe Bunk'Art frymëzojnë
artistin gjerman Julius E

Tirana dhe Bunk'Art frymëzojnë<br />artistin gjerman Julius E
Muzeu i diktaturës Bunk Art dhe çështja politike e Vettingut janë bërë pjesë e udhëtimit artistik të fotografit gjerman Julius Eb.
 
Artisti gjermano-amerikan Eb këtë të mërkurë në mbrëmje ekspozon në Galerinë Kombëtare të Arteve një nga projektet më interesante të fotografisë artistike, e cila do të qëndrojë e çelur deri më 15 maj.
 
Në veprat e tij që i afrohen metodës së pop-artit për metaforat dhe për ngjyrat, përfshi dhe materialin e qelqit që përdor si telajo, spikasin alegoritë, sarkazmat dhe metaforat shumëngjyrëshe për tranzicionin e shoqërisë shqiptare në një periudhë kohore 30-vjeçare.
 
Për artistin EB, “Bunka Art” e kalon kufirin e një muzeu. Ai shprehet se ka një pikëtakimi me këndvështrimin e tij artistik dhe dhjetëra foto të muzeut janë kthyer në metafora, të cilat përbëjmë edhe motivin e  vetë ekspozitës: Fytyra nga e shkuara.
 
“Unë vij shpeshherë në Shqipëri, dhe shoh ndryshime të befasishme në këtë fazë tranzicioni, ashtu siç shoh dhe ngrehina ndërtimesh të lëna në mes për vite me radhë. Kur erdha herën e fundit më bëri përshtypje Bunk Art. Një vështrim interesant nga e kaluara. Një muze që e kalon konceptin e muzeut. Unë kam fotografuar këtë grua që ka frike, e shumë detaje të tjera të cilat më kanë lënë mbresë, pastaj i kam transformuar në figura të ndryshme. T’i shohësh këto më syrin e të huajit është njësoj si t’i shikosh me syrin e gjeneratës së re në Shqipëri. Për shembull piramida nga një objekt i rëndësishëm në diktaturë është thjesht një kënd lojërash për fëmijët që rrëshqasin. Ata s’duan të dinë se çfarë ka qenë objekti”, shprehet Eb.
 
Veprat e frymëzuara nga Bunk Art të Artistit gjerman Ed kanë tituj mbresëlënës si “Frika”, “Demoni”, “Thërrmija”, e të tjera.
 
Ndërsa telefonave të sigurimit të shtetit, Eb u vendos një titull interesant “Veshët e Enverit”.
 
Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, në një konferencë për mediat tha se artisti Eb i ka prezantuar punët e tij me disa vepra të realizmit socialist nga fondi i Galerisë Kombëtare.
 
Sipas bashkëorganizatores Iris Luarasi, artisti gjerman ka në qendër të ekspozitës fatin e grave dhe të rinisë në tranzicion.

“Do ketë disa aktivitete të mëtejshme. Gjatë ditëve që ekspozita do të jetë e hapur këtu do vijnë nxënës të shkollave të mesme dhe të universiteteve në Shqipëri për të realizuar workshop-e për të folur për rininë në tranzicion, barazinë dhe rolet gjinore në Shqipëri”, tha Luarasi.
 
Eb, pasi ka bërë dhjetë vjet vajtje-ardhjesh në Shqipëri e njeh mirë situatën e vendit. Jemi së bashku me të para një vepre që i dedikohet Vettingut. Ai rrëfen edhe arsyen pse Shqipëria është në qendër të artit të tij.
 
 “Kjo është një vepër që i kushtohet Vettingut. Në fakt është një vepër abstrakte, sepse kështu trajtohet kjo çështje. Arsyeja që unë kthej kokën pas, merr shkas edhe nga historia e vendit tim Gjermanisë që ka kaluar një diktaturë. Pyetja është një vetme. Kush jemi si individ nëse e shohim të kaluarën tonë”, tha Eb.
 
Me peshën e së kaluarës shqiptare mbi supe dhe ankthin e gjeneratës së re, Julius Eb i ka dedikuar një pjesë të jetës së tij Shqipërisë. në këto vepra ai ndjen më shumë trishtim për të rinjtë e pashpresë dhe për gratë shqiptare, që kanë mbajtur barrën e të gjitha tranzicioneve historike. Një ekspozitë që flet shumë, satirizuese për të kaluarën dhe të sotmen me gjuhën e metaforës së ngjyrave.

Sot ekspozita në Galerinë kombëtare
Sot në mbrëmje artisti ekspozon në Galerinë Kombëtare të Arteve një nga projektet më interesante të fotografisë artistike, e cila do të qëndrojë e çelur deri më 15 maj. 

[gallery]21998[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar