Tirana dhe Mema mbyllin bashkëpunimin, ja dy alternativat për pankinën bardheblu

Tirana dhe Mema mbyllin bashkëpunimin, ja dy alternativat për pankinën bardheblu

Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe Ardian Mema

TIRANË- Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i klubit bardheblu. KF Tirana dhe trajneri kanë ndërprerë bashkpunimin pas humbjes me Bylisin, rezultat i cili vinte pas disa ulje ngritjeve. Report Tv mëson se nuk ka pasur një shkarkim apo dorëheqje të prerë por një marrëveshje me konsensus, që Mema mos vijojë më të jetë trajner i kryeqytetasve.

Që të enjten trajneri nuk është paraqitur në stërvitje dhe pas një bisede me presidentin Refik Halili palët i kanë dhënë duart njëri-tjetrit.

Më herët ishte përfolur për largimin por klubi e besoi sërish Memën, ndërsa këtë herë një deklaratë e trajnerit ka bërë diferencën, pasi Mema la të kuptohet se disa lojtarë nuk duan të  të japin maksimumin.

Nga sa mësohet janë dy alternativa për të zëvendësuar Memën, i cili në krye të Tiranës qëndroi për afër një vit kalendarik. Bëhet fjalë për dy trajnerë të njohur në Superligë, Jualian Ahmataj dhe Bledar Devolli. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 25/10/2019 09:28

    Duhet trajner italian. Vetem ata mund te sjellin rregull ,teknike dhe disipline.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?