Tirana dhe Partizani, paqe në një fushë që dukej sikur ishte bërë luftë! Ndeshja mbyllet barazim pa gola

Tirana dhe Partizani e mbyllën në barazim pa gola derbin, që u zhvillua në një fushë në kushte shumë të këqija.  Një ndeshje që pritej të kishte emocion, por nuk i përmbushi pritshmëritë. Ndeshja la të pakënaqur të dyja palët, ku ka pasur edhe kontestime për vendime të arbitrit.

Një ndeshje pa shumë emocione, me vetëm një rast polemik në fund, kur bardheblutë pretenduan për një faull në zonë ndaj Muçit, por që për arbitrin nuk ishte 11-metërsh.

Partizani ngjitet përkohësisht i vetëm në krye të renditjes me 11 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e 7, me 6 pikë.

Në përfundim të takimit protagonistët e kësaj sfide u shprehën:

“Nuk mund të them gjë për gjyqtarin. Ashtu e ka ndjerë ashtu e ka gjykuar ndeshjen. Unë do jem gjithmonë në mbështetje të arbitrave që të kemi punë më të mirë. E kam thënë dhe do e them gjithmonë. Për sa i përket ndeshjesh më erdhi keq për djemtë. Mund të merrnim diçka më shumë. Ndeshja ishte e vështirë. Kundërshtari ishte i vështirë”, u shpreh, Trajneri i Tiranës, Nevil Dede.

“Fakti është se sot nuk kemi në skuadër Cobbina e Majkëll Mygo. E gjithë pjesa tjetër është. Largimi i  Cobbinës nuk ka nevojë ta bëjmë shumë qartë, por ju po jua them 5 fjalë. Një ofertë 240 mijë dollar, në maj ikte pa lek fare. Ai pranoi të paguante edhe nga rroga e tij, krahas asaj që ne ramë dakord që ta shisnim kartonin e tij. Mos harroni se Cobbina kaloi edhe një periudhë të tmerrshme ku është fol për të si një bandit i tmerrshëm, i pa parë më parë në Shqipëri. Mendoni vetë se çfarë ka hequr ai dhe familja e tij me atë që ai kaloi”, tha Presidenti i Tiranës, Refik Halili.

“Sigurisht se mes tre rezultateve preferojmë 3 pikshin. Një ekip i mirë di sit ë shpëtojë. Nuk është pikë që do na hedhe poshtë, po që do na ndihmojë”, shpjegoi  Drejtori i Partizanit, Olsi Rama.

“Me vështirësinë e terrenit dhe përgjegjësinë e Derbit prodhuam atë që pamë të gjithë. Tifozët do i jepnin tjetër ngjyrë rezultatit”, tha  Trajneri i Partizanit Ilija Daja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?