Fusha e gjelbër e stadiumit Air Abania vijon të jetë me probleme të mëdha edhe pse nga ndeshja e fundit ka kaluar gati 15 ditë.

Kështu për ndeshjen derbi mes Tiranës dhe Partizanit ajo nuk ishte në gjendje t'i përgjigjej rëndësisë së kësaj sfide. Siç duket edhe në video një pjesë e mirë e fushës nuk e ka fare barin e gjelbër, por është me dhe.

Edhe vetë drejtuesit e federatës e kanë pranuar së fundmi se është gabuar me barin e stadiumit të ri. Kjo pasi për rritjen e tij mungon drita e diellit për shkak të strukturës së stadiumit.

Shumë shpejt do të ketë një impiant ndriçimi për të zhdukur këtë problem, por nëse situata nuk ndryshon atëherë FSHF ka lajmëruar se do të zëvendësohet me bar hibrid.

Gjendja e fushës