Tirana distancohet nga dhuna në derbi: Të dënohen tifozët! Ne nuk jemi policë, Partizani mos bëjë hetuesin

Tirana distancohet nga dhuna në derbi: Të dënohen tifozët! Ne nuk jemi policë, Partizani mos bëjë hetuesin

Ekipi i futbollit të Tiranës ka reaguar pas incidenteve që kulmuan me dhunë në derbi duke u distancuar, ndërsa bën thirrje që autorët të vendosen para drejtësisë. Klubi 24 herë kampion i vendit ishte organizator i ndeshjes, por bardheblutë shfajësohen duke thënë se 'jemi klub futbolli dhe jo institucion policor' duke ua kaluar përgjegjësinë agjencive ligjzbatuese.

"Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga te gjitha aktet e dhunes, shfaqjet e shemtuara jo sportive dhe denon ashper te gjitha problematikat e krijuara nga tifozet ne ndeshjen Tirana - Partizani. KF Tirana ka zbatuar me rigorozitet planin e masave te hartuar me Policine e Tiranes per mbarevajtjen e takimit brenda dhe jashte stadiumit “Selman Stermasi”.

Ne perfundim te takimit, klubi ka vene ne dispozicion te Policise, serverat e sistemit te kamerave te stadiumit, per te gjetur dhe denuar me pas pergjegjesit e incidenteve ne stadium por edhe autoret e incidenteve te mbetura fatmiresisht ne tentative.

Klubi i Futbollit Tirana eshte nje klub futbolli dhe jo nje institucion policior. Si i tille, konform te gjithe rregullave te Federates Shqiptare te Futbollit dhe ligjeve te Shtetit Shqiptar, kemi marre masa organizative per ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorezuar ato me pas ne institucionet perkatese.

Ftojme KF Partizanin te ruaj qetesine, bashkepunoje me Policine nese disponon materiale filmike apo prova per te gjetur autoret dhe fajtoret e incidenteve ne stadium. Nje klub futbolli mund dhe duhet te mos kaloje kompetencat per te folur nxituar here si hetues dhe here te tjera si prokuror" thuhet në deklaratën e klubit të Tiranës.

Mbrëmjen e djeshme një skenar i 'frikshëm' ishte organizuar nga tifo-grupi i Tiranës, Capital Crew kundër tifozëve kundërshtarë, të Partizanit në 'Selman Stërmasi' i cili fatmirësisht nuk u finalizua. "Capital Crew", i cili njihet si grupim më i dhunshëm i tifozëve bardheblu, kishte hapur tre gropa të mbushura me një sasi lënde piroteknike me ndezje elektrike me qëllim që godisnin tifozët e Partizanit në tribunën përballë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona Fanatics: 30/09/2019 17:05

    Nuk jane tironsit shkaktaret e dhunes por jane serboruset e Sali Kriminelit qe duan destabilizimin e vendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja