Tirana e 1921, gazetari zviceran:
Çfarë fisnikërie dhe dinjiteti

Tirana e 1921, gazetari zviceran:<br />Çfarë fisnikërie dhe dinjiteti
Zhvillimi i Tiranës kryeqytet, nga themelimi, rritja dhe zhvillimi i saj e deri në ditët e pushtimit në vitin 1939, i prezantuar përmes fotografive, na mundëson sot të krijojmë një vizion të qartë mbi jetën dhe zhvillimin e saj, kryesisht si infrastrukturë, por edhe si jetë shoqërore e politike.

Studiuesi Ilir Ikonomi ka publikuar një ditë më parë 14 fotografi ku prezantohet ky zhvillim i Tiranës, e paralelisht me ta edhe një vëzhgim të një gazetari zviceran që e kishte vizituar Tiranën në vitin vjeshtën e vitit 1921. 

Përtej imazheve që përcjellin fotografitë, shënimet e këtij gazetari të huaj dëshmojnë një zhvillim të dukshëm e të prekshëm  në gjithë jetën politike e shopqërore në Shqipërinë e pas viteve ’20-të. 

Siç e sjell në shqip studiuesi Ikonomi,  gazetari zviceran shkruan kështu në gazetën “Journal de Genève” të 14 nëntorit 1921:

“Në këtë kryeqytet politik u desh të improvizohej e gjithë administrata, sepse nuk mund të pritej për të ngritur ndërtesa të mëdha qeveritare. Me një ndjenjë demokratike vërtet për t’u lavdëruar, autoritetet i përdorën me nikoqirllëk mjetet tepër të pakta që kishte qyteti.

Një shtëpi e vetme (sot Teatri i Kukullave) u bë selia e parlamentit dhe e shumicës së ministrive. Të tjerat u shpërndanë nëpër qytet.”

“Me një thjeshtësi që i ka lezet, tamam siç është zakon edhe në Zvicër, ministri të pret në një dhomë ku muret janë të lyera me gëlqere dhe ku shikon pak gjëra: një tryezë pune, disa karrike e ndonjë divan. Të nxjerr një cigare dhe biseda rrjedh lirshëm. Të krijon një ndjenjë besimi, së cilës ne ia dimë mjaft vlerën.”

“Krah për krah, me veshje të ngjashme, myslimanët dhe të krishterët mendojnë për të ardhmen e vendit me të njëjtin shpirt shqiptari. Çfarë qetësie në qytet! Çfarë dinjiteti nëpër rrugë dhe në dyqane! Nuk shikon asnjë të dehur, askënd që t’i merren këmbët nga pija.

Asnjë e bërtitur, asnjë gjest i papërmbajtur. Sjellja fisnike që i bën përshtypje çdo vizitori në një vend mysliman, këtu është e pranishme kudo.”

[gallery]21388[/gallery]


dy.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë