BALLSH - Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të mërkurë me raundin e 19-të, duke zbritur për herë të parë në fushë për vitin 2026. Në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, vendasit e Bylisit u mposhtën 0-1 nga KF Tirana. Një gol i Rafa Freitas në minutën e 63-të nga pika e bardhë e 11 metërshit vendosi duelin.

Sfida ishte jetike për bardheblutë, që sigurojnë kështu fitoren e dytë këtë sezon. Pas fitores në derbin kundër Partizanit në raundin e gjashtë të sezonit, Tiranës i janë dashur 13 raunde për të shijuar sërish tri pikët.

Bardheblutë mbeten sërish në vendin e fundit të klasifikimit, por ngjiten në kuotën e 13 pikëve. Riformatimi i ekipit, largimi i dhjetë futbollistëve në merkaton e janarit apo afrimi i Xhixhës dhe Ernest kanë dhënë rezultatete e duhura.

Në Ballsh për Tiranën titullar luajti rikthimi i bujshëm, Redon Xhixha, i cili për 70 minuta që ishte në fushë mbajti shiritin e kapitenit. Pas fitores në Kupë kundër Skënderbeut, ky sukses ishte i dyti për Tiranën këtë vit kalendarik. Trajneri Ardian Nuhiu siguron suksesin e parë në Superligë me Tiranën pas uljes në stol.

Superliga e futbollit në vend do vijojë sot me dy ndeshje të tjera për raundin e 19-të. Duke nisur nga ora 17:00 luhen AF Elbasani - Flamurtari dhe Vllaznia - Egnatia.

Renditja pas ndeshjes në Ballsh