Tirana është zemërartë
Tirana është zemërartë. Në të njëjtin lokal, pak tavolina më tutje një gjykatës i një gjykate të rëndësishme të Tiranës gjerb kafenë me një bashkëbiseduese. Nuk e njohim, por zonja bjonde ka një veshje të veçantë...
Tirana e pare nga kodrat e saj
Ditë plot dritë në Tiranë. Në lokalin në mes të gjelbërimit, nën rrezet e diellit të majit shihet më mirë, fare qartë. Ismail Kadare ulet në tavolinën me hekur të gdhendur me botuesin e tij të dashur. Shkrimtari ynë i madh është i vetmi që në dorë mban dy gazeta të rëndësishme të kryeqytetit e nis t’u hedhë një sy se ç’shkruajnë. Kushedi ç’mendon për ngjarjet sot në vend e për ç’pasqyrohet në media. Kushdo përreth e lë të qetë në bisedën e tij me botuesin e në shoqërinë e gazetave.
Tirana është zemërartë. Në të njëjtin lokal, pak tavolina më tutje një gjykatës i një gjykate të rëndësishme të Tiranës gjerb kafenë me një bashkëbiseduese. Nuk e njohim, por zonja bjonde ka një veshje të veçantë: edhe pse është në takim me një njeri të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare, asgjë nuk e pengon që të ketë veshur një këmishë të bardhë, të ngjitur e me barkun e kurrizin jashtë. Edhe këtë tavolinë Tirana e lë të qetë në bisedën e saj.
Pak më tutje një gazetar “investigativ”, në të njëjtin bar, merr rrezet e diellit, bisedon e sheh telefonin ulur me dy të tjerë. Nga pamja e jashtme kanë një tipologji të veçantë: duken si skafistët e dikurshëm, apo si trafikantë; ndoshta janë njerëz të mirë, korrektë, punëtorë, por pamja (që s’besojmë të jetë ajo që mendojmë) seç i bën të frikshëm e të papërshtatshëm me finesën e shpërthimit të luleve e të natyrës në maj. Askush nuk i bezdis as ata.
Tirana, e kemi thënë,është zemërgjërë, zemërartë. Mban në të njëjtin bar,pranë njërit-tjetrit, gjeni e trafikantë, të korruptuar e duarartë, njerëz të mendjes e të pushkës, të ligjit e të burgut.
Tirana është kaq e bukur këtë maj, por zemergjerësia,dashuria për të gjithë, e bën këtë qytet vërtetë të veçantë.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21