Sheshi “Skënderbej” ishte epiqendra e festimeve, ku pjesëmarrësit në koncertin e organizuar nga Bashkia shijuan edhe spektaklin e fishekzjarreve dhe rrokën gotat në sekondat e para të këtij viti.
[gallery]25250[/gallery]
E nëse për vite me radhë gjithçka i është lënë rastësisë, Bashkia e Tiranës ishte kujdesur për gjithçka. Fishekzjarret dhuruan një spektakël të koordinuar piroteknik, ndërkohë që festa deri në orët e para të mëngjesit me këngëtarët më të mirë të momentit, e radhitën Tiranën ndër kryeqytetet që festuan më bukur. Për këdo që nuk ka pasur mundësi që të ishte dje në mbrëmje në shesh, po ju sjellin një copëz nga magjia përmes fotove dhe videos të realizuar nga lart.
[gallery]25247[/gallery] FOTOGALERI
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com