Tirana feston Ditën e Verës, moti nuk zhgënjen qytetarët

Tirana feston Ditën e Verës, moti nuk zhgënjen qytetarët

Sot Tirana do të festojë 'Ditën e Verës', edhe pse kjo festë në vendin tonë festohet në historikisht në datën 14 mars, ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili sugjeroi shtyrjen e datës për shkak të motit të keq me shi që kaploi qytetin.

Ndërkohë data e festës është sot, por moti nuk do t'i zërë në befasi kësaj rradhe as Tiranën dhe as qytetarët, dhe mesa duket parashikimet e kryebashkiakut kanë qenë të sakta për datën e sotme. Sipas parashikimeve të motit Tirana do të karakterizohet nga një mot i kthjellët, pa vranësira dhe me temperatura të larta të cilat do të kapin temperaturat deri në 20 gradë Celsius. 

Ndërkohë në kryeqytet pritet të ketë aktivitete të shumta të organizuara posaçarëisht nga Bashkia e Tiranës si dhe qytetarët të shijojnë në të njëjtën kohë festën dhe motin si simbol i fillimit të 'Verës'.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë