Tirana gati për ‘Maratonën 2021’, në garë 2500 vrapues! Nesër qarkullimi i kufizuar deri në orën 17.00

Edhe pak orë na ndajnë nga Maratona e Tiranës 2021, ku me mijëra qytetar do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Bashkia, në këtë edicion të 5.  I konsideruar si eventi më i madh sportiv në qytet, në këtë Maratonë do të marrin pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës.

Gara e vrapimit do të ndahet në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe We too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.

Në Maratonë do të shpërndahen edhe çmime për fituesit e vendeve të para, në varësi të garave ku do të marrin pjesë.

Për kategorinë “Marathon” me 42 kilometra çmimet janë: 
Vendi i tretë: 2000 Euro
Vendi i dytë: 3000 Euro
Vendi i parë: 5000 Euro
Për kategorinë “Half Marathon” 21 kilometra çmimet janë:
Vendi i tretë: 1000 Euro
Vendi i dytë: 1500 Euro
Vendi i parë: 2000 Euro
Për kategorinë “Tirana 10K” çmimet janë:
Vendi i tretë: 500 Euro
Vendi i dytë: 600 Euro
Vendi i parë: 800 Euro
Për kategorinë “We too” çmimet janë:
Vendi i tretë: 300 Euro
Vendi i dytë: 400 Euro
Vendi i parë: 500 Euro.

Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi. Kryebashkiaku Veliaj ka njoftuar që në këtë maratonë do të zhvillohen edhe 7 koncerte.

Por, për t’i lënë vendin pistës për garuesit qarkullimi i automjeteve ka nisur të devijohet, ndërsa Policia Bashkiake ka hequr automjetet në rrugët ku nuk do të lejohet qëndrimi i makinave.

Të dielën, kufizimi i qarkullimit të automjeteve nis nga ora 7:00 deri në 17:00. Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët  “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George Ë. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”,  rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij eventi në dispozicion janë vënë edhe Policia e Shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
Veliaj uron çiftin nga Afganistani që do të garojë nesër në Maratonën e Tiranës

 

Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të luftës, po integrohen ditë pas dite në Tiranë, madje kanë vendosur të bëhen edhe pjesë e Maratonës së 17 Tetorit. Gjatë një pritjeje në zyrën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar dy të rinjtë për angazhimin në jetën publike e posaçërisht pjesëmarrjen e tyre, bashkë me qindra vrapues të tjerë të huaj në Maratonën e cila do ta kthejë të dielën kryeqytetin në arenën më të madhe sportive të vitit.

“Jam shumë i lumtur sot që jam këtu me Hazizin dhe Fatimen, dy miqtë tanë nga Afganistani të cilët kanë vendosur të bëhen pjesë e Maratonës së Tiranës. Unë e di që për ta ka qenë një tranzicion shumë i gjatë dhe i vështirë. Erdhën nga Afganistani, por duan të integrohen në Shqipëri, të hapin edhe një restorant në vendin tonë dhe të fillojnë një jetë të re dhe të krijojnë një familje. I mezipres dhe ngaqë janë dy miq specialë në Maratonën e Tiranës, doja një pritje të veçantë dhe tu uroj atyre shumë sukses. Sigurisht që kjo garë është e rëndësishme por jo aq e rëndësishme sa gara e madhe që kemi përpara, për të krijuar një familje në vendin tonë dhe për t’ia filluar jetës nga e para, ashtu si shumë prej nesh filluan jetën nga e para kur kanë qenë në emigracion dhe është dashur të përballen me shumë sfida,” u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.

Të rinjtë afganë falenderuan kreun e Bashkisë, sidomos për mikpritjen e veçantë që u bëri Tirana bashkëkombësve të tyre. “Jemi pafund të lumtur dhe shumë faleminderit për pritjen. Falënderoj qeverinë dhe qytetarët shqiptarë për mikpritjen shumë të ngrohtë që na dhanë në kohën kur ne kishim nevojë më shumë dhe kur shumë vende të tjera na kthyen shpinën, ishte Shqipëria që na mirëpriti. Ju falënderoj dhe jam shumë entuziast, unë edhe bashkëshortja ime që do i bashkohemi Maratonës së Tiranës,” u shpreh Hazizi. “Unë dua të falënderoj të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht zotin kryebashkiak,” tha Fatima.

Ora 13:07
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve vrapojnë në garën 'Fun Run', nesër maratona e Tiranës

Një ditë para Maratonës së Tiranës, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve vrapuan në garën“Fun Run” në bulevardin kryesor të qytetit.

Gara nisin në orën 10:00 në Sheshin “Nënë Tereza”  dhe vijoi përgjatë gjithë bulevardit  gjer në sheshin “Skënderbej” ku u ndanë dhe çmimet për fituesit.

Për vajza “Fun Run” u fitua nga Alesia Dauti, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë dolën Ema Fataj dhe Irena Xhaja.

Ndërsa për djem, fitues u shpall Edi Devole, në vend të dytë Hajrulla Tola dhe në vend të tretë Parid Hoxha.

Të rinjve iu bashkuan në garë duke vrapuar edhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Eugena Tomini, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti, përfaqësuesi i UINCEF në Shqipërisë, Roberto De Benardi.

Nënkryetarja e Bashkisë Anisa Ruseti falënderoi nxënësit e shkollave të kryeqytetit për pjesëmarrjen e lartë në këtë veprimtari sportive. Ruseti nënvizoi se kjo garë ishte edhe një provë shumë e mirë për atë që Tirana do të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë. “Çmimi i parë ju takon të gjithëve ju që ia keni dalë, të niseni nga starti dhe të arrini në fishish. Edhe le ta quajmë këtë si një stërvitje shumë të madhe të të gjithë të rinjve të Tiranës, për atë që na pret vitin tjetër, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe ne do të bëjmë një supermaratonë fantastike”, tha Ruseti.

Ndërkaq, nesër do të zhvillohet Edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës e cila tashmë është kthyer në një traditë. Gara do të ketë 4 kategori; Marathon (42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Intineraret e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës