“Pavarsisht nga situata jo fort e begatë dhe jo fort e shëndetshme që ka shoqëruar këtë periudhë në sektrorin librorë, që ka rënie të numrit të titujve të botuara, por edhe të tirazheve, panairi do të fillojë të mërkurën në orën 9:00 dhe do të kemi edhe ceremoninë e hapjes në orën 11:00. Kemi shumë aktivitete, por më pak se një vit më pak”, u shpreh Ymeri.
Petrit Ymeri deklaroi më tej se Bashkia e Tiranës nuk e ka mbështetur panairin e Librit.
“Kemi pasur mbështetje vetëm nga Ministria e Kulturës dhe nga asnjë tjetër. Bashkia e Tiranës nuk denjohet të kthejë as përgjigje për aplikimin tonë. Bëmë aplikimin zyrtarë që në fillim të vitit, sipas rregullave, bëjmë kërkesë për takim e nuk marrim as përgjigje as gjë. Bashkia e Tiranës refuzon të mbështesë panairin e librit. Me sa di unë bashkia është duke vënë tulla nëpër biblioteka, por biblioteka nuk është tulla është libri”, tha Ymeri.
Panairi i librit do të bashkojë autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, e të gjitha trevave shqipfolëse në promovime, diskutime dhe debate. Në edicionin e 20-të të panairit të Librit marrin pjesë 97 shtëpi botuese, nga këto 20 botuese vijnë nga Kosova.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO










