Tirana çeli zyrtarisht mbrëmjen e së premtes, edicionin e tretë të “Tirana Grand Prix”. Ky aktivitet do ta kthejë për tre ditë sheshin “Nënë Tereza” në një pikëtakim për apasionuarit e automjeteve historike.
Pikërisht në zemër të Tiranës janë mbledhur koleksionistë, pilotë, navigatorë dhe klube automobilistike nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të Evropës.
Që në ditën e parë të aktivitetit, qindra vizitorë vendas dhe të huaj ndoqën nga afër një garë rregullsie, ku 42 automjete historike sfiduan njëra-tjetrën.
“Pra nuk është një garë shpejtësie, por një garë rregullsie ku do të marrin pjesë rreth 42 automjete historike pilotë dhe kopilotë shqiptarë nga rajoni ë nga Kosova dhe nga e gjithë Europa. Qëllim është ngritja e urave të komunikimit, të shkëmbimit të eksperiencave”, thotw Kreshnik Bajraktari, drejtor i DPSHTRR.
Pjesë e këtij edicioni janë edhe koleksionistë e klube automobilistike nga Italia, ndërsa aktiviteti është zgjeruar edhe jashtë Tiranës, me vizita në qytete historike si Saranda, Gjirokastra dhe Berati.
Ky aktivitet, sipas organizatorëve, nuk synon vetëm promovimin e automjeteve historike, por edhe shkëmbimin e përvojave mes koleksionistëve vendas dhe të huaj si dhe përcjelljen e mesazheve për sigurinë rrugore. Ekspozita dhe garat do të zhvillohen të sheshi Nënë Tereza deri më 4 tetor.









Komente
Komento