Tirana International Airport SHPK (“TIA”)

NJOFTIM  PER TENDER

 

Kërkesë për ofertë për shërbimin e mirëmbajtes së fushës së gjelbër dhe sistemit të kullimit sipërfaqësor në zonën ajrore të aeroportit.

 

 

Tirana International Airport SHPK (“TIA”), një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit të Shqipërisë me Vendim Nr. 32147, datë 20 Shtator 2004, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me seli në adresën Aeroporti Ndërkombetar i Tiranës “Nënë Tereza”, Ndeëtesa e Administratës, Rinas, Shqipëri, me NUIS. K51612012D, është në kërkim të një kompanie që do të kryejë shërbimin e mirëmbajtjes së fushës së gjelbër dhe sistemit të kullimit sipërfaqësor në zonën ajrore të aeroportit.

 

TERMAT E REFERENCES

 

OBJEKTI

Mirëmbajtja e fushës së gjelbër dhe sistemit të kullimit sipërfaqësor në zonën ajrore të aeroportit

 

PERSHKRIMI I PUNIMEVE

 

Fusha e gjelbër konsiston në rreth 197 ha ku rreth 30 ha janë të mbjellë me jonxhë, 15 ha jonxhë dhe tërfil dhe pjesa tjeter me bar te pakultivuar. Fusha e gjelber ka një sistem drenazhimi dhe kullimi të ujrave sipërfaqësore.

 

Përgatitja dhe zbatimi i një plani vjetor të mirëmbajtjes së fushës së gjelbër dhe sistemit të drenazhimit, kullimit në zonën ajrore të aeroportit konsiston në zërat e punimeve si mëposhtë:

·               Prerje bari me mjete të mekanizuara sa herë të jetë e nevojshme për të ruajtur një lartësi bari 20 cm. Prerja e barit konsiston në proceset e korrjes, mbledhjes, lidhjes dhe  transportimit jashtë aeroportit me një frekuencë indikative 4-5 herë në vit.

 

·               Pastrim bari/ferra/bimë 3 m jashtë gardhit të aeroportit kryesisht 2-3 herë në vit. Pastrimi mund të kryhet duke përdorur mjete mekanike dhe/ose herbicide.

 

·               Pastrimi i rreth 170 pusetave të kullimit sipërfaqësor, 2 herë në vit.

 

·         Pastrimi i kanaleve kulluese rreth 100.000 ml, 1-2 herë nga ku :

80.000 ml janë me përmasa (60x40) dhe pjesa tjeter varion me përmasa (180x120) 

 

·               Nivelim/ripunim i sipërfaqeve të mbjella  1 herë në 5-6 vjet  rreth 30 ha në vit. (Plugim, Grederim, Frezim, Diskim, Mbjellje, Rrulim, Vijat kulluese) me thellësi punimi të dheut jo më shumë se 25-30 cm.

 

 

 

·               Mbjellja e sipërfaqeve të ripunuara rreth 30 ha në vit.

 

 

KOHEZGJATJA DHE FILLIMI I PUNIMEVE

 

Ky shërbim duhet të fillojë më 1 Prill 2013 pas nënshkrimit të kontratës nga të dy palët. Kontrata do të jetë me afat 3-vjeçar me mundësi zgjatjeje edhe 1 vit tjetër.

 

DOREZIMI I OFERTES

 

Formati i dorëzimit të ofertës, dokumentat e nevojshme, si dhe kriteret e përzgjedhjes së fituesit mund të gjenden në faqen e internetit te aeroportit:

http://www.tirana-airport.com nën menunë “Informacion mbi kompaninë“ dhe më pas “Informacion Tenderi“.

 

Për informacione të mëtejshme jeni të lutur të kontaktoni në numrin e telefonit +355 4 2381 791 ose në adresën e postës elektronike [email protected]

 

AFATI I DOREZIMIT TE OFERTES

22 Shkurt 2013

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse