Të mërkurën do të luhen ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, nga ku do të përcaktohen 4 ekipet gjysmëfinaliste të këtij kompeticioni. Tirana do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, teksa do të kërkojë kalimin e turit çerek-final në një transfertë të vështirë si ajo e Kukësit.
/Shqiptarja.com
Ndeshja e parë në kryeqytet është mbyllur me shifrat 1-1 dhe bardhebluve u duhet patjetër një gol, për të shpresuar më pas tek kualifikimi.
Për një sfidë delikate si kjo, drejtuesit e Tiranës kanë kërkuar edhe një arbitër ndërkombëtar.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se për sfidën e së mërkurës drejtuesit e Tiranës kanë kërkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit një gjyqtar me stemën e FIFA-s.
Redaksia Online
s.k/Shqiptarja.com











