Rrugët hyrëse për në Tiranë, disa plotësisht e disa pjesërisht, janë ende të bllokuara nga trafiku i rënduar që ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
E bllokuar plotësisht raportohet dytësorja e autostradës Durrës-Tiranë, por kritike është situata dhe në rrugët e shtrira më brenda kryeqytetit.
Problematik është qarkullimi në Rrugën e Laprakës, te 21 Dhjetori, në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Edhe Rruga e Kavajës, zona e Ali Demit, Rruga e Dibrës, rruga Xhanfize Keko dhe ajo për në Tufinë janë bllokuara nga autokolona të gjata.
Ndonëse në një pjesë të saj, i vështirë qarkullimi rrugor raportohet edhe në Unazën e Madhe.

Komente







Skemi pa gjo akoma, se me keto ndertime do bllokohemi nga shurra dhe muti.
PërgjigjuSa kushton nje meter katror ?
Përgjigju