Tirana konverton dhunën në Shkodër
me para, rikthen tifozët ndaj Teutës

Tirana konverton dhunën në Shkodër<br />me para, rikthen tifozët ndaj Teutës
Më në fund Tirana do të ketë mundësi që të ketë mbështetjen e tifozëve duke filluar nga ndeshja e radhës me Teutën që do të zhvillohet në fundjavë, e vlefshme për javën e 18 të kategorisë Superiore.

Nga 15 takime pa tifozë që u dënua për dhunën në Shkodër në stadiumin “Loro Borici” Tirana ka shlyer 8, ndërsa për 7 ndeshjet e mbetura ka vendosur të paguajë gjobën duke konvertuar dënimin duke u dhënë mundësinë tifozëve që ta mbështesin skuadrën në takimet e mbetura të shtëpisë.

Ndërsa përsa u përket ndeshjeve jashtë fushe, tifozët bardheblu nuk do të kenë mundësi që të ndjekin ekipin e tyre edhe për 3 ndeshje për shkak të dënimit për dhunën në Elbasan në stadiumin kombëtar.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit