Tirana, “Qyteti i Gjelbër” aktivitete
për mbrojtjen e hapësirave 

Tirana, “Qyteti i Gjelbër” aktivitete<br />për mbrojtjen e hapësirave 
Në ambientet e Muzeut Kombëtar, Tiranë, Green Line Albania në bashkëpunim me “8 80 Cities” dhe me mbështetjen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, organizuan takimin “Tirana Green City – Tirana, Qytet i Gjelbër”.

Takimi u zhvillua në kuadrin e iniciativës më të re nga Green Line Albania, për promovimin e qyteteve të gjelbra dhe të qëndrueshme në harmoni të plotë me natyrën. Muaji i qyteteve të gjelbra i cili ka nisur që në 22 Prill, në Ditën Botërore të Tokës, është konceptuar si një fushatë sensibilizuese, e cila përfundon në 22 Maj, Ditën Botërore të Diversitetit. Në këtë organizim morën pjesë Julinda Dhame, Drejtore e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Bashkia Tiranë, Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë e Parqeve dhe Rekreacionit, Gil Penalosa, themelues dhe drejtues i “8 80 Cities dhe Darrell Hammond, themelues i KABOOM.

Julinda Dhame, u shpreh se Bashkia Tiranë ka marrë masa për përmirësimin e jetës në kryeqytet duke u nisur dhe nga një raport i rënduar i ministrisë së mjedisit për ndotjen e ajrit në Tiranë. “Organizimi periodik për pastrimin e qyteteve, përshtatja dhe krijimi i trotuareve, korsive të biçikletave, stacionet e autobusit etj, janë hapa të rëndësishëm drejt përmushjes së këtij misioni. Ditët Pa Makina, Aksionet Pastrimit dhe Sheshet Pedonale janë tashmë aktivitete të shpeshta”, shtoi ajo.

Gjithashtu Blendi Gonxhja, tha se "puna jonë si një Agjenci e specializuar për rritjen e sipërfaqeve të gjelbra, rritjen e vlerës kapitale të kryeqytetit, përmirësimin estetik dhe ekologjik, zbukurimin e peisazhit, edukimin e brezave të reja, rekuperimin e zonave të gjelbra të zaptuara". "Ka ardhur koha që Tirana t’i rikthehet qytetarëve të saj, dimensioneve humane, interesit publik dhe një jete harmonike", u shpreh ai. 

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon