Tirana mbyll dyert e stadiumit,
Partizani mbetet “jetim”

Tirana mbyll dyert e stadiumit,<br />Partizani mbetet “jetim”
Klubi i Tiranës i ka dhënë edhe një herë përgjigjje negative klubit të Partizanit sa i përket mundësisë që klubi i kuq të luaj ndeshjet në “Selman Stërmasi”.

Pas debateve të shumta të ditëve të fundit, Partizani do të detyrohet të luajë në “Elbasan Arena”, aty ka zhvilluar deri më sot ndeshjet si pritëse.

Dy klubet nuk arritur marrëveshjen që pritej dhe si rrjedhojë ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave Partizani – Kukësi, do të zhvillohet të martën në orën 17:00 në qytetin e Elbasanit.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” presidenti i të  kuqve, Gazmend Demi, u shpreh se Partizani kishte rënë dakort me Tiranën për të luajtur në kryeqytet por pengesë janë bërë tifozët bardheblu të cilët nuk lejojnë kurrsesi që kjo të ndodhë.

Të njëjtën gjë ka pohuar edhe vajza e presidentit të Tiranës, e ftuar edhe ajo në “Procesin Sportiv” duke shprehur hapur dëshirën për të mos i parë rivalët e saj historik në të njëjtin stadium ku luan edhe Tirana.

Përtej kësaj çeshtjeje, Partizani vijon t’i kërkojë federatës tri pikët në tavolinë të derbit të ndërprerë për shkak të shkëputjes së energjisë. Ndërkohë Tirana do të udhëtojë neser drejt Vlorës për të mbyllur javën e 14-të në sfidën ndaj Flamurtarit të vendit të parafundit.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas