TIRANË, 21 Gusht / ATSH/ - Kur flasim për destinacionet turistike nga të huajt,nuk duhet të harrojmë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë.
Tirana, është qyteti më i madh i vendit dhe njëkohësisht qendra kryesore ekonomike, politike dhe kulturore e tij.
Ajo, është një prej destinacioneve më të vizitura të vendit , e cila ofron kushte mjaft të favorshme për turizmin e biznesit. Kjo e fundit duke patur parasysh lehtësirat që ofron për organizimin e seminareve, konventave dhe aktiviteteve të tjera të biznesit.
Në ofrimin e këtyre lehtësirave Tirana radhitet e para në vend për gjenerimin e të ardhurave nga turizmi I biznesit. Krahas të tjerave Tirana ofron edhe turizmin kulturor me muzetë, galeri arti,salla shfaqesh teatrore si dhe një jetë të pasur nate. Prandaj dhe vizitorët e huaj, në guidat e tyre turistike në Shqipëri,nuk anashkalojnë një vështrim mbi Tiranë.
/n.l./f.n/












