Tirana e Emanuele Egbos ka marrë një fitore deçizive për titullin. Bardheblutë nuk e kanë diskutuar derbin e Shqipërisë kundër Vllaznisë, pasi kanë fituar 3-0 në 'Selman Stërmasi' në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 të Superligës.
Për bardheblutë realizuan Torrasa, Ngoo dhe Kale, ndërsa kjo fitore vjen pas humbjes së javës së kaluar kundër Teutës, qe ngriti shumë diskutime për titullin. Për Vllazninë kjo ishte një humbje qe djeg shumë, pasi tani play-off duket se është destinacioni i skuadrës.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot Partozani ka marrë një fitore me shumë vështirësi ndaj Flamurtarit të rënë nga kategoria. Kampionët ia dolën me shifrat 1-2, por edhe njëherë treguan se nuk janë aty ku ishin pritshmëritë.