Për herë të parë 50 kompani që ofrojnë shërbime në fusha si farmaceutike, dentistri, shërbim klinik dhe spitalor, dermokozmetike, estetike, dietologji, fitness, suplemente do të bëhen bashkë më 9 dhe 10 Shtator në sheshin “Skënderbej”.
Gjatë 2 ditëve të panairit, “Health Wellness and Beauty Expo”, organizuar nga “Brainstorm”, qytetarët do të kenë mundësinë të informohen mbi shëndetin, të realizojnë ekzaminime dhe konsulta falas, të marrin këshilla dhe konsulencë mbi rëndësinë e jetës së shëndetshme, aktivitetit fizik, mënyrës së ushqyerjes dhe mirëqenies së tyre fizike dhe mendore. Kompani farmaceutike pjesëmarrëse në këtë aktivitet do të ofrojnë matjen e vitaminave dhe sugjerimin e suplementeve, matjen e glicemisë dhe matjen e tensionit duke dhënë këshillat përkatëse me profesionistë të shëndetit.
Gjithashtu qytetarët do të kenë mundësinë të prezantohen me produktet më inovatore të fushës dermoestetike. Klinika mjekësore do të ofrojnë shërbime dhe paketa promocionale me mjekë shqiptarë dhe të huaj që janë në bashkëpunim me strukturat e tyre spitalore. Kompani dentare do të ofrojnë konsulta falas për qytetarët dhe adresimin në klinikat përkatëse.
Ofrimin e paketave promocionale dhe prezantimin e pajisjeve dhe produkteve dentare. Qytetarët do të kenë mundësinë te kryejnë skin test dhe te sugjerohen për trajtime të personalizuar me standarde ndërkombëtare. Gjithashtu, do të mund të bëhet disponimi i dieta tё personalizuara pёr rënie ose shtim nё peshё si dhe konsulta falas me nutricioniste qё do t’ju vijnё nё ndihmё pyetjeve dhe paqartёsive tё qytetarёve.
M.T/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21
Vazhdon privatizimi i shëndetësisë dhe shendetesia vetem per te pasurit.Ilace
Përgjigju