Tirana mikpret Paradën e Shqiptarëve më 28 Nëntor, presidenti i ‘Albanian  Roots’: Festa bën bashkë mbi 125 bashki nga trojet shqiptare

Tirana mikpret Paradën e Shqiptarëve më 28 Nëntor, presidenti i ‘Albanian  Roots’: Festa bën bashkë mbi 125 bashki nga trojet shqiptare

Paradën e Shqiptarëve

Më 28 nëntor, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Roots”, do të organizojnë paradën e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  E kthyer tashmë në një traditë në Nju Jork, shqiptarët nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë.

Marko Kepi, president i “Albanian Roots” (Rrënjë Shqiptare) u shpreh se kjo traditë e bukur do të mbahet çdo vit në një qytet shqiptar.

“Sivjet për herë të parë do të zhvillohet Parada e Shqiptarëve në Tiranë, pra në Shqipëri dhe dëshira jonë është që çdo vit Paradën ta përcjellim nëpër qytete shqiptare, pra në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, në Ulqin, në të gjitha trevat shqiptarë që ta bëjmë si traditë bashkimin e shqiptarëve. Të paktën të festojmë njëherë në vit së bashku, të lëmë anash politikën dhe gjërat që na përçajnë por të mblidhemi për diçka që na bashkon që është të jemi shqiptarë”, tha ai.

Marko Kepi vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut Veliaj për organizimin e kësaj parade dhe që bëri bashkë mbi 125 bashki nga trojet shqiptare.

“Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj Erion Veliaj që po na ndihmon dhe po bashkëpunojmë së bashku që ta zhvillojmë këtë paradë. Ata kanë bërë të mundur që të ftojmë 125 bashki në trojet shqiptare, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë. Janë më shumë se 300 veta që do vijnë nga Italia. Shpresojmë të jetë tamam një paradë, ashtu si ka emrin një paradë shqiptare që na bën të gjithëve krenarë, të shpalosim ato vlerat tona shqiptare përveç që ta shohin shqiptarët nëpër media, por edhe të huajt. T’i japë një arsye edhe të tjerëve, të huajve që vijnë në Shqipëri edhe për paradën shqiptare. Pra t’i shtojmë diçka turizmit shqiptar, t’i shtojmë diçka Shqipërisë, një bukuri me ngjyrat tona siç kemi me veshje kombëtare, me muzikën shqiptare.  Të jetë një arsye tjetër për të huajt që të vijnë në Shqipëri, të vizitojmë Shqipërinë.  Siç shkojnë të huajt apo amerikanët në Gjermani kur është “October Fest” ose në vende të tjera që janë bërë traditë disa festa të tyre, ta bëjmë edhe ne traditë në Shqipëri që edhe më shumë të sjellim turistë dhe të huaj në Shqipëri. Të shohim kush jemi ne shqiptarët vërtetë, sa të bukur jemi me traditat dhe kulturat tona”, shprehet ai.

Presidenti i “Rrënjë Shqiptare” u shpreh se janë të shumta kërkesat për të marrë pjesë nga SHBA, Anglia apo Zvicra.

“Çdo vit kemi kërkesa nga shqiptarët në të gjithë botën që thonë ta bëjmë dhe një në Londër, ta bëjmë edhe ne në Zvicër. Është pothuajse një vazhdim ose një përgjigje ndaj atyre thirrjeve të shqiptarëve nëpër botë që e shohin paradën e Nju Jorkut dhe kanë dëshirë edhe ata që nuk mund të marrin pjesë në Nju Jork, të marrin pjesë në një Paradë Shqiptare. Mendojmë se kjo paradë do ta përhapë patriotizmin shqiptarë edhe në trojet ku ata shqiptarë jetojnë sot për sot. Ne do jemi si këtu në Nju Jork, do hapim paradën shqiptare, do i prijmë paradës shqiptare. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, është një koordinim shumë i mirë dhe jemi duke ecur shumë bukur me punimet e kësaj parade dhe do vazhdojmë paradën në Tiranë që të mundohemi që çdo vit ta bëjmë sa më bukur”, deklaroi Kepi.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren