Tirana mirëpret liderët e Ballkanit Perëndimor në samitin dy ditor

Tirana mirëpret liderët e Ballkanit Perëndimor në samitin dy ditor

Sot dhe nesër do të zhvillohet në Tiranë Samiti i Brdo-Brijunit me pjesëmarrjen e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor i organizuar nga presidenti shqiptar Ilir Meta. Të ftuarit janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komshiç.

Duke qenë se ky samit përkon më Javën e Europës, të ftuar nderi janë edhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Samiti synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian. Kjo nismë, e nisur që në vitin 2010, ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

Axhenda e samitit

E enjte, 9 maj 2019
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes
09:00 – 09:20 Mbërritja e kryetarëve të delegacioneve dhe miqve të nderit

Liderët priten nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
09:20 - 09:30 Foto familjare
09:30 – 11:30 Takimi plenar/ Moderohet nga Grabar-Kitarovic dhe Pahor. Fjala e hapjes nga organizatori i samitit, Ilir Meta
11:40 – 12:10 Konferenca e përbashkët për shtyp

President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitarović
Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor
Të ftuarit e nderit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:59
Meta takim me Mogherinin: Dialog për të kapërcyer sfidat politike , integrimi në BE e vetmja rrugë

Pasditen e sotme, presidenti Ilir Meta është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Në fokus të bisedes së tyre ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke u ndalur tek situata politike, Meta vë theksin se dialogu është e vetmja mënyrë për të kapërcyer sfidat me të cilat përballet vendi.

"Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara. Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal", shkruan Meta. 

Ora 20:52
Meta takon presidentin e Malit të Zi

Presidenti Ilir Meta ka mirëpritur mbrëmjen e sotme homologun e tij malazez Milo Gjukanoviç. Duke e konsideruar atë një aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal, Meta shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.

'I lumtur të takohem në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. E vlerësoj praninë e tij në Samitin e Brdo-Brijunit, duke e konsideruar një aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Marrëdhënie të shkëlqyera miqësore e historike midis dy vendeve tona', ka shkruar Meta. 

Ora 19:28
Meta takon Dodik: Të hapet ambasada e Bosnjës dhe Hercegovinës edhe në Shqipëri

Presidenti Meta priti në Tiranë kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović, në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit.

Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik vjen për herë të parë në Shqipëri.

“Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović. Prania e tyre në Samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë, kontribut i çmuar për një rajon të orientuar qartë ndaj vlerave europiane. Shprehëm vullnetin e përbashkët për hapjen e ambasadave respektive në të dy vendet tona. Besimplotë për të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Bosnjë dhe Hercegovinës”, shprehet Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror