Në kuadër të samitit të Brdo-Brijuni, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar në Tiranë me kryeministrin Shqipërisë Edi Rama ku kanë diskutuar një sërë çështjesh delikate të faktorit shqiptar dhe rajonit.
Përmes një statusi një facebook presidenti Thaçi ka zbuluar detaje të bisedës me Kryeminitrin Rama, mes të cilëve është folur edhe për korrigjimin e kufijve.
Duke e cilësuar një padrejtësi historike, Thaçi thotë se ka diskutuar me Ramën bashkimin e faktorit shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës.Palët kanë folur edhe për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.
"Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës", shkruan Thaçi.
Presidenti Kosovës ndodhet në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit i cili do të zhvillohet me datë 8 dhe 9 Maj. Ndërkohë një javë më parë u mbajt në Berlin Samiti për Ballkanin Perëndimor, i cili pavarësisht përpjekjes së Kancelares gjermane Merkel dhe Presidentit francez Macron, dështoi të ulë në tryezën e dialogut Prishtinën dhe Beogradin.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 12012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijojnë punimet tek Galeria e Arteve në Tiranë, mbaron në tetor! Kryeministri Rama i sheh nga afër
23 Shkurt, 11:02
-
Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë! Rama apel shqiptarëve në Greqi: Kthehuni, në ndërtim e turizëm do t’u dalë më mirë
23 Shkurt, 08:09
-
Presidenti i Emirateve të Bashkuara, sot në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët
23 Shkurt, 07:51
-
Nesër për herë të parë në Tiranë Presidenti i Emirateve Arabe, Rama: Sheiku Zayed, donatori më i madh dhe mik i shqiptarëve! Gur kilometrik, do vendosim piketa të tjera (VIDEO)
22 Shkurt, 18:22
-
Rama në Fier, fton emigrantët që merren me bujqësi të kthehen në vend: Ju siguroj se ju del më mirë llogaria
22 Shkurt, 14:24
-
Spartak Ngjela: PD nuk fiton me Berishën non grata, por a do japë ai dorëheqjen pas zgjedhjeve?
22 Shkurt, 13:30
-
Rama bisedë telefonike me Zelenskyn! Presidenti ukrainas: Çdo diskutim për Ukrainën me pjesëmarrjen tonë, edhe BE të jetë pjesë e negociatave për paqen
22 Shkurt, 13:02
-
‘Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë’, Rama batuta me shkodranët: Do ta lë me shkrim, edhe për së vdekmi jo
22 Shkurt, 11:32
-
Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Punime edhe në argjinaturën e lumit Seman
22 Shkurt, 11:30
-
'Hollivudi në Tiranë', dy artistët amerikanë serial për Shqipërinë! Rama në ‘Flasim’: Kthyem ish-Kinostudion në rezidencë për artistët
22 Shkurt, 09:26
-
A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?
21 Shkurt, 21:55
-
Dudushi në Report Tv: Veliaj menaxher i shkëlqyer i Tiranës, SPAK la qytetin pa kryetar! PS merr fitoren më 11 maj! Sulo: SHBA u tërhoq nga Prokuroria e Posaçme
21 Shkurt, 19:58