Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj zhvilloi këtë mbrëmje finalen e tretë. Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, Tirana fitoi me Besëlidhjen 63-76. Me këtë fitore, djemtë e Erkand Karaj shkurtojnë diferencën në ndeshjet totale në 2-1.
Lezhjanët e Afrim Bilalit humbën mundësinë për t'u shpallur kampion, teksa dueli u dominua nga Tirana. Perioda e parë e ndeshjes u mbyll 16-20 për Tiranën, teksa e dyta 19-14 për Besëlidhjen. Në pjesën e dytë, Tirana e mbylli periodën e radhës me tre pikë avantazh, 17-20. Në periodën e katërt bardheblutë dominuan 11-22, për rezultatin e përgjithshëm 63-76.
Më i miri te Tirana ishte Davis me 22 pikë dhe 5 rabaund, teksa Bryant Bernard me 20 pikë dhe 9 rebaund spikati te lezhjanët. Për t'u theksuar se në Pallatin e Sportit ishin afro 2 mijë tifozë që krijuan një atmosferë të zjarrtë. Tanimë pritet finalja e katërt mes këtyre skuadrave, për të mësuar nëse do kemi një kampion të ri Shqipërie në basketboll, apo gjithçka do shkojë në ndeshjen e pestë dhe finale.