Tirana, Muça: Me Gilberton s’kishte
zënkë, diskutuam dhe tha jam sëmurë

Tirana, Muça: Me Gilberton s’kishte<br />zënkë, diskutuam dhe tha jam sëmurë
Trajneri i Tiranes Shkelqim Muca ka bere analizen e tij per 90 minutat qe do te luhen sot ne “Qemal Stafa” ndaj Teutës.

“Jemi ne nje pozicion qe na duhen pike, por ndeshja e fundit na dha me shume besim. Kemi dhene shenja permiresimi, por natyrisht qe nje humbje gjithnje ndikon per keq.

Ndaj, jemi munduar qe kesaj jave te heqim presionin dhe te shikojme perpara. Kane kaluar vetem kater ndeshje, ndaj s’ka mbaruar asgje.

Teuta, edhe pse ne leter duket nje ekip me i lehte se Skenderbeu, ka me shume pike se ne.

Une s’mund te paragjykoj asnje rival, pasi me pikavarazhin qe ka deshmon se eshte ne gjendje shume te mire.

Ndaj duhet vleresuar. Pastaj, dihet qe ne kryeqytet ekipet luajne lirshem dhe cdokush te nxjerr probleme, nese nuk e merr seriozisht.

Ndeshje ka shume, ndaj nuk jane percaktuese keto duele te javeve te para, por nje rezultat pozitiv do te krijonte nje atmosfere me te qete ne skuader per vazhdimesine.

Derisa klubi eshte pergjigjur per ceshtjen Gilberto, eshte e tepert qe une te flas. Thjesht media duhet te jete me e sakte kur shkruan, pastaj te tjerat jane gjera brenda familjes.

Ne nuk kemi frike qe ta pohojme kur kemi probleme me ndonje lojtar. Kjo eshte pune dhe kur punon ka polemika qe sheshohen brenda.

Thjesht bisedime ne fushe, per lojen dhe detyrat. Nuk jemi zene me grushte. Gilberto pastaj ka ikur, i ka thene trajnerit te dyte se ishte semure. Mund te kete qene edhe ndryshe, por ne nuk e paragjykojme dhe e morem te mireqene”, ka deklaruar Muca.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim