Tirana mund Kukësin në finale
fiton Superkupën e Shqipërisë 

Tirana mund Kukësin në finale<br />fiton Superkupën e Shqipërisë 
Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë përballë Kukësit me rezultatin 0-1.
 
24 herë kampionët e Shqipërisë shënuan golin e fitores në fund të ndeshjes, ndërsa të dy ekipet e mbyllën me nga 10 lojtarë për shkak të daljeve me kartonë të kuq.
 
Heroi i ekipit bardheblu ishte Hoxhallari, i cili në minutën e 90 të ndeshjes shënoi një super gol me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone, rreth 25 metra duke mposhtur verilindorët.
 
Portieri i Kukësit, Koliçi nuk kishte se cfarë të bënte tjetër veçse të shoqëronte me sy topin që u ndal të rrjetë.
 
Kështu Tirana ekipi më me më shumë tituj në kampion, e mbyll edicionin me dy trofe, Kupën dhe Superkupën, por në shtator do ta nisë nga Kategoria e Parë, pasi ra nga Superiorja.

[gallery]23777[/gallery]


  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara