Tirana në festë! Nesër 'Parada e Shqiptarëve!' Veliaj nga Report Tv fton qytetarët në bulevard: Të parët s'pyetën për plumbat, s'na ndalin ca pika shiu! I tregojmë botës kulturën tonë

Tirana do jetë në festë të madhe më 28 dhe 29 nëntor, dy data të rëndësishme për Shqipërinë: Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë.

“Parada e Shqiptarëve' zhvillohet për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, ku do të bëhen bashkë shqiptarët nga e gjithë Diaspora.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një prononcim për Report Tv e quan ditën më të rëndësishme të kalendarit të botës shqipfolëse.

"Besoj vërtetë që nesër do të jetë dita më e gëzueshme, ndoshta dita më e rëndësishme e kalendarit të botës shqipfolëse. Një ide që ka qenë parada që organizoi SHBA nga rrënjët shqiptare është një mënyrë për të rehalibituar konceptin e paradës. Paradat kanë qenë kryesisht militare dhe të disiplinuara për t’I treguar forcën botës dhe armiqve imagjinarë që nuk erdhën kurrë, ndërsa nesër duam ti tregojmë botës kulturën. Është një paradë gëzimi, feste, tradite e kulturë, kostumografi, këngë e valle. Prandaj besoj se kur të parët tanë duruan plumbat ca pika shiu… secili me një çadër, mushama, me flamurin në njërën dorë, familjen në krahun tjetër do të kemi vërtet një festë familjare"

Kryebashkiaku i Tiranës ton të gjithë të vijnë në kryeqytet dhe të dalin në të dy anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit’ për të shijuar këtë ngjarje fantastike pavarësisht motit.

"Eshtë paradë e një lloji që nuk e kemi organizuar më përpara në Shqipëri. Nëse na bashkëpunon moti do shkojë perfekt por pavarësisht situatës jemi të përkushtuar me të gjithë komunat shqipfolëse të rajonit tonë përfshi dhe miq vëllezër e motra nga Amerika e 47 delegacione nga Kalabria, nesër do të kemi festë” tha Veliaj sot për Report Tv 

A do të kthehet në traditë kjo paradë?

“Ne jemi të hapur të marrin stafetën qytete të tjera por nëse jo, Tirana është e madhe ta marrë sërish vitin tjetër“ u shpreh Veliaj për gazetarin Nertil Agalliu

Bashkë me Natën e Bardhë, që mbahet më 29 nëntor, Tiranë pritet të jetë qendra e festave në Shqipëri për festat e nëntorit.

Sot Tirana jeton ditët më të mira, Shqipëria jeton ditët më të mira, shqiptarët po jetojnë ditët më të mira, jo ditët perfekte po jemi shumë më mirë seç kemi qenë në 111 vite shtet. Sigurisht data 28 dhe 29 ashtu si edhe dhe titujt e Tiranës  prodhojnë dhe shumë ekonomi për qytetin, vijnë njerëz shqiptarë dhe sjellin familjarët e tyre nga çdo cep, kjo do të thotë që punojnë  hotelet dhe punojnë restorantet dhe punon gastronomia e të gjithë strukturat mbështetëse, baret, lokalet, pub-et, diskot. Kështu që do të jetë një natë e gjatë “Nata e Bardhë” po edhe një ekonomi për qytetin, siç  titulli “Kryeqyteti Europian i Rinisë” prodhoi shumë ekonomi për Tiranën. Titulli “Kryeqyteti Europian i Sportit” këtë vit ka pasur një “boom” të jashtëzakonshëm, duket sikur është një verë pa mbarim përveç atyre shkrepjeve të vogla të motit, por ka qenë vërtetë një “boom” turistik për Tiranën”, tha Veliaj.
 

Kreu i Bashkisë zbuloi dhe disa prej emrave të muzikës që do të performojnë, ndërsa siguron se kush do të vijë në koncertin e Natës së Bardhë nuk do të mbetet pa e parë artistin ose artisten e preferuar. 

“Disa nga emrat tashmë janë publik. Noizy Kida, dhe të tjerë dhe besoj që yjet më të mirë të Pop Artit dhe të muzikës së mirë shqiptare do të jenë prezentë. Në rrjetet sociale jemi duke postuar dhe kam përshtypjen që do të jenë shumë pak ata që do të mungojnë. Do të jetë një koncert disa orësh. Secili prej artistëve do të ketë 30-45 minutat e veta dedikuar fansave të vet, kush do të vijë në koncertin e Natës së Bardhë nuk do të mbetet pa e parë artisin ose artisten e vet të preferuar”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Festa
Sot do të jetë pritja zyrtare  në Pallatin e Brigadave e rreth 150 kryetarë të bashkive që përfaqësojnë 150 delegacione nga i gjithë rajoni.

Nesër Parada të fillojë në oren 11:00. Parakalimi fillon nga sheshi "Nënë Tereza", si pika e grumbullimit, per të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit.

Parashikohet që parada të zgjasë disa orë, nga ora 11 deri në orën 14:00 dhe do të parakalojnë disa grupe, më pas vjen ceremonia e ngritjes së flamuri.Ndërkohë që presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit diku nga ora 10 paradite në Vlorë.

 Pastaj do të vazhdojnë festime gjatë gjithë mbasdites në mbrëmje, grupet më të mira të Festivalit të Gjirokastrës, por dhe të tjerat që kanë ardhur nga këto ansamble, do të kenë një koncert në sheshin “Skënderbej”

S.G/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni