Superliga shqiptare e futbollit po përgatit raundin e 25-të. Agjenda e këtij raundi është e ndarë në dy ditë. Të dielë dhe të hënë luhen pesë sfidat e radhës, teksa problem për Tiranën është gjetja e një stadiumi, kjo pasi në "Air Albania" luan Kombëtarja U-17 e vajzave dhe "Selman Stërmasi" është në gjendje jo të mirë.
Raundi i 25-të nis të dielën e 25 shkurti. Në orën 13:30 luhen dy duele. Egnatia pret Teutën në Rrogozhinë, ndërsa Kukësi përballet me Erzenin. Në 17:00 në Korçë luhet një ndeshje shumë e fortë, ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Të hënë e 26 shkurtit janë në program dy ndeshjet e radhës. Në 13:30 Tirana luan me Laçin, me stadiumin që ende nuk është vendosur. Në 17:00 Dinamo luan me Vllazninë në "Niko Dovana".
Superliga, raundi 25:
E dielë, 25 shkurt
13:30 Egnatia - Teuta
13:30 Kukësi - Erzeni
17:00 Skënderbeu - Partizani
E hënë, 26 shkurt
13:30 Tirana - Laçi
17:00 Dinamo - Vllaznia
Renditja: