Tirana në “humnerë”, 24 orë kohë për
borxhet ose dy sezone pa Europë

Tirana në “humnerë”, 24 orë kohë për<br />borxhet ose dy sezone pa Europë
Telashet e Tiranës nuk kanë fund. Klubi bardheblu vazhdon të paguajë haraçet e keqadministrimit ndër vite dhe tashmë rrezikon seriozisht penalitete edhe me të mëdha sesa bllokimi i merkatos nëse brenda 24 orëve të ardhshme nuk arrin të shlyejë një tjetër borxh të vjetër.
 
Sipas “Panorama Sport”, klubi duhet të shlyejë para datës 31 janar detyrimin që ka ndaj ish-mbrojtësit Lek Kçira. Kroati, një “fantazmë” te bardheblutë, me të cilët rezulton pjesë e ekipit fitues të kampionatin të vitit 2009, pret ende një çek prej 10 mijë eurosh nga skuadra kryeqytetase.

Nëse kjo shumë nuk do të paguhet brenda datës 31 janar, klubi do të përjashtohet nga edicioni i ardhshëm i Kupave të Europës, pasi shlyerja e detyrimeve është një nga kriteret që duhen plotësuar, pavarësisht pozicionit që Tirana do të ketë në renditje në fund të edicionit.
 
Sikur të mos mjaftonte kjo, UEFA ka kërkuar që për ekipet shkelëse të këtij kriteri, dënimi të vlejë dyfish, që do të shotë se bardheblutë do të dënohen edhe për edicionin pasardhës.

Të gjitha këto, në pritje të ndonjë tjetër mase ndëshkimore nga FIFA, ku ish-lojtarët bardheblu vazhdojnë e dërgojnë me rregullsi kërkesat për mospërmbushje të detyrimeve financiare.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos